Arsenal demoloi Bournemouthin

Futboll

Arsenal demoloi Bournemouthin

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Arsenal

Arsenali fiton tri pikë dhe ruan pozitën e katërt në Premier League në futboll. “Topçinjtë” pa ndonjë vështirësi e mposhtën me rezultat 5:1 Bournemouthin, në ndeshjen e javës së 28-të.

Në minutat e parë të ballafaqimit vendasit realizuan dhe bënë me dije se nuk do të lejojnë ndonjë befasi nga rivali. Futbollisti Mesut Ozil e hapi serinë e golave në minutën e 4-të, për të vazhduar Mkhitaryan (27'). Me gjithë orvatjet mysafirët gjetën rrjetën falë futbollistit  Mousset që realizoi në minutën e 30-të.

Pjesa e dytë ka qenë në zotërim të Arsenalit ku shënuan edhe dy herë të tjerë përmes Koscielny (47’), Aubameyang (59’) e Lacazette (78’). Arsenali është në vend të katërt me 56 pikë, ka një më shumë se Manchester Utd në pozitën e pestë, kurse Bournemouthin është i 12-ti me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat