Liverpooli i shkakton debakël Watfordit, City mezi fiton

Futboll

Liverpooli i shkakton debakël Watfordit, City mezi fiton

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:55
Liverpooli

Lideri Liverpooli i falet futbollistëve Mane, Origi e van Dijk në fitoren me rezultat 5:0 në përballje me Watfordin, në ndeshjen që u luajt në stadiumin në “Anfiled”. Tri pikë të mëdha për skuadrën që drejtohet nga trajneri Jurgen Klopp.

Mane ka qenë i disponuar për lojë dhe realizoi golat në minutën e 9-të e të 20-të. Në pjesën e dytë shënuan edhe tri herë përmes Origit (66’) e van Dijk (80’ e 83’). “Redsat” administruan lojën pa ndonjë problem dhe arritën tri pikë të mëdha në momentin e duhur, duke përforcuar edhe më shumë hapin drejt titullit të kampionit, por që janë në presion të madh nga Manchester City.

Liverpooli kryeson me 69 pikë pas 28 jave në Premier League, ka një pikë më shumë se Manchester Utd dhe ka nëntë se Tottenhami. Duhet theksuar se Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankë dhe nuk u aktivizua asnjë minutë të vetme në radhët e Liverpoolit. Manchester City si vendas ngadhënjeu me rezultat 1:0 në duel më West Hamin dhe i rrin në bisht Liverpoolit. Në minutën e 59-të, Sergio Aguero ka qenë i pagabueshëm nga penalltia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat