Manchester Utd tregoi forcën, Chelsea fiton derbin londinez

Futboll

Manchester Utd tregoi forcën, Chelsea fiton derbin londinez

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 23:00
Romelu Lukaku

Manchester Utd me gjithë mungesat tregoi forcën e vërtet dhe importoi tri pikë nga stadiumi “Selhurst Park” në Londër. Manchester Utd fitoi me rezultat 3:1 ndaj Crystal Palaces.

Në një ndeshje mjaft të mirë “Djajtë e Kuq” ia dolën të kthehen me tri pikë të mëdha, duke iu falënderuar belgut Romelu Lukakut që shënoi në minutën e 33-të e 52-të, ndërsa për Crystal Palacen Ward ka shënuar në minutën e 66-të.

Gjashtë minuta pa përfunduar (84’) takimi, Ashley Young shënoi për 1:3 dhe i dha qetësinë ekipit të tij. Manchester Utd renditet në vend të pestë me 55-të pikë, kurse Crystal Palace mban vendin e 14-të me 30. Chelsea fiton derbin londinez.

Ata si vendas e mundën me rezultat 2:0 Tottenhamin dhe kësisoj ruajnë hapin për katër vendet e para. Petro (56’) e Trippier (85'autogol) shënuan për Chelseat. Të kaltrit renditen në vend të gjashtë me 53 pikë, kurse Tottenham është i treti me 60.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat