Shqiptari dërgon Baselin në gjysmëfinale

Futboll

Shqiptari dërgon Baselin në gjysmëfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 23:07
Albian Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, është ndër me te merituarit që Baseli është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës.

Baseli pas 120 minutave e mposhti me rezultat 4:2 Sionin, në ndeshjen e çerekfinales. Ajeti është inkuadruar në lojë në minutën e 32-të dhe shënoi në atë të 82-tën, duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Për Sionin shënuan: Morgado (71’ - pas asistimit të Ermir Lenjanit) e Grgic (79’) dhe për Baselin realizuan: Ajeti (82’), Zuffi (88’), Stocker (101’ e 120+3’).

Futbollistët Pajtim Kasami e Ermir Lenjani luajtën të plotë për Sionin, kurse Taulant Xhaka për Baselin, por ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 112-të. Duhet theksuar se takimi në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2, por pas vazhdimeve mysafirët u treguan më të mirë dhe me plotë meritë siguruan kalimin më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat