Tifozët e Barcelonës u tallën keq

Futboll

Tifozët e Barcelonës u tallën keq

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Tifozët e Barcelonës u tallën keq

200 tifozët e Barcelonës, të cilët ishin të pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu, për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales, kundër Real Madriditit, e shijuan fitoren kundër rivalëve të tyre të vjetër.

Ndërmjet dy golave të Luis Suarezit, Raphael Varane e shënoi një autogol, për t’ia dhënë fitoren me rezultat 3:0 katalonasve, të cilën u kualifikuan në finale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Kur përfundoi ndeshja, tifozët e “Blaugranëve” vendosën t’i ngacmojnë rivalët e tyre, duke kënduar një këngë për Cristiano Ronaldon, i cili u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

“Ku është CR7?”, ishte thirrja e e tifozëve të Barcelonës, të cilët përmes kësaj kënge talleshin me Real Madridin që nuk po arrinte të shënonte asnjë gol.

Ky veprim nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Real Madridit, të cilët tentuan t’i heshtnin katalonasit me fishkëllima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat