Tjetër lajm i hidhur për Karim Benzeman

Futboll

Tjetër lajm i hidhur për Karim Benzeman

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:36
Karim Benzema

Karim Benzema ka marrë një tjetër lajm të hidhur.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Karim Benzema ka marrë një tjetër lajm të keq.

Shtëpia e sulmuesit francez është thyer nga hajdutët gjatë momentit kur po zhvillohej ndeshja, Real Madrid – Barcelona, në Santiago Bernabeu.

Ende nuk është e qartë se ç’dëm kanë bërë hajdutët, që janë kthyer tashmë në makth për shumë futbollistë të rëndësishëm.

Grabitja e vilave të “yjeve” të futbollit është bërë diçka e zakonshme në Spanjë. Rasti i fundit ishte ai i Kevin Prince Boateng, teksa banesa e tij u grabit ndërsa ai ishte në fushë me fanellën e Barcelonës kundër Valladolidit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat