Barcelona rinovon me këtë futbollist, klauzola është 500 milionë euro

Futboll

Barcelona rinovon me këtë futbollist, klauzola është 500 milionë euro

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:34
Jordi Alba

Klauzolat e futbollistëve, të cilët dëshirojnë të largohen nga skuadrat e tyre para përfundimit të kontratës po shënojnë rritje enorme dhe dëshmia më e mirë për këtë edhe zhvillimi i fundit te Barcelona.

Gjiganti katalonas dhe Jordi Alba kanë arritur një marrëveshje për të ripërtërirë kontratën e tij për pesë sezonet e ardhshme , deri më 30 qershor 2024.

Klauzola e blerjes është vendosur 500 milionë euro. Gjatë ditëve të ardhshme, skuadra do të njoftojë për nënshkrimin zyrtar dhe kushtet e reja të kontratës.

Jordi Alba ka fituar gjithsej 14 tituj me FC Barcelona dhe aktualisht është në sezonin e tij të shtatë me skuadrën e parë. Ai ka luajtur 282 ndeshje në të cilat ai ka shënuar gjithsej 14 gola.

Disa javë më parë, në ditën e ndeshjes kundër Sevillas (6-1) në Copa del Rey, lojtari festoi fitoren e tij të 200-të si “blaugrana”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat