Icardi është gjithmonë dhe më larg Interit

Futboll

Icardi është gjithmonë dhe më larg Interit

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 19:45
Icardi është gjithmonë dhe më larg Interit

Mauro Icardi është gjithmonë dhe më larg Interit. Sulmuesi argjentinas ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku ka shpjeguar atë që nuk shkon në familjen zikaltër. Një reagim që ka ardhur pasi trajneri Spalletti ka refuzuar të flasë për sulmuesin zikaltër, duke thënë: "Dua të flas vetëm për ata që e duan Inter-in".

"Dashuria tregohet në momentet më të vështira", shkruan Mauro. "Është në momente të tilla që unë kam vendosur të qëndroj tek Inter-i. Kur kam ndier se mund ta ndihmoja ekipin me golat e mi, ta bëja më të fortë. Më të fortë se problemet me fair play-in financiar. Më të fortë se vështirësitë, kur ishin të shumtë ata që thonin se nuk vlenim shumë si ekip". 

"Kam realizuar ëndrrën time dhe të gjithë ne interistëve duke u kthyer në Champions League me ekipin kapiten i të cilit isha. Kam respektuar tifozët, shokët e skuadrës, klubin dhe të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës time këtu. E kam bërë për Inter-in". 

"Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt kundrejt Inter-it dhe kundrejt meje. Nuk e di nëse disa duan t'i zgjidhin këto probleme për dashurinë që kanë për Inter-in. Në një familje mund të ndodhin shumë gjëra, të mira dhe të këqija. Dhe për dashuri mund të durohet gjithçka, por nuk duhet të mungojë kurrë respekti". 

"Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat kam luftuar gjithmonë. Në historinë time. Tek Inter-i dhe me Inter-in", përfundon mesazhi i Icardit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat