Icardi jashtë skuadrës, ky është reagimi i tij

Futboll

Icardi jashtë skuadrës, ky është reagimi i tij

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Mauro Icardi

Situata mes Mauro Icardit dhe skuadrës së Inter nuk po shkon në rrugën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi argjentinas i Inter, Icardi, është lënë përsëri jashtë listës së skuadrës për ndeshjen e ardhshme.

Kur po flitet shumë për të ardhmen e tij, dhe situata është shumë e nxehtë, kjo gjë vetëm po ndikon për keq në raportet lojtar-skuadër.

Këtë e ka ‘konfirmuar’ edhe vet lojtari, i cili ka reaguar për ngjarjet e fundit, me një postim në rrjetin social ‘Instagram’.

“Nuk e di nëse ka respekt dhe dashuri nga Inter drejt meje, nga disa njerëz që po marrin vendimet aktualisht”  ka shkruar Icardi.

Lojtari dhe skuadra nuk kanë arritur akoma marrëveshje për rinovimin e kontratës, dhe një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, nisur nga ngjarjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat