Barcelona mëson kundërshtarin e finales së Kupës së Mbretit

Futboll

Barcelona mëson kundërshtarin e finales së Kupës së Mbretit

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Barcelona

Barcelona ka mësuar kundërshtarin e saj për ndeshjen finale në Kupën e Mbretit.

Pas fitores 3:0 kundër Real Madrid në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Barca arriti që të prek finalen e Kupës së Mbretit.

Por, sot është vendosur edhe finalisti i dytë, pas përfundimit të ndeshjes së dytë mes Valencia –  Real Betis, e cila përfundoi me rezultatin 1:0 (3:2 rezultati i përgjithshëm).

Ishte goli i Rodrigo në minutën e 56’ që vulosi kalimin tutje të skuadrës nga Valencia, e që na siguron një super finale në kuadër të këtij kompeticioni.

Barca dhe Valencia janë përballur edhe më herët gjatë këtij edicioni, me skuadrën katalane si më të suksesshmë. Skuadra e Valverdes konsiderohet favorite edhe për finalen e Kupës së Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat