Këta janë tre objektivët kryesorë të Man Utd, në listë edhe Rakitic

Futboll

Këta janë tre objektivët kryesorë të Man Utd, në listë edhe Rakitic

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:14
Ivan Rakitic

Manchester United ka identifikuar tre emrat që janë kryesorët në listën e dëshirave për transferimet e verës.

Skuadra që aktualisht udhëhiqet nga Ole Gunnar Solskjaer, qysh nga vera është në kërkim të një lojtari që luan në fazën e mbrojtjes.

Sipas raportimeve të ‘BBC’, objektivi kryesorë i ‘djajve të kuq’ mbetet Kalidou Koulibaly i Napolit.

Gjithashtu, thuhet se United kanë identifikuar edhe mbrojtësin e majtë të Crystal Palace, Aaron Wan – Bissaka.

Por, emri që lë më së shumti përshtypje është ai i mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic. Ky i fundit mbrëmë është shprehur se vendi më i mirë për të është Barcelona.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës Manchester United do të arrijë të sigurojë shërbimet e ndonjërit nga tre lojtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat