Sterling: Te Liverpool presioni për të fituar është më i madh se te City

Futboll

Sterling: Te Liverpool presioni për të fituar është më i madh se te City

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:17
Raheem Sterling

Raheem Sterling thotë se ka ndjerë më shumë presion kur po luftonte për titullin e Premier League me Liverpool sesa ndjen te Manchester City. 

Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat me 10 ndeshje të mbetura në kampionat. 

“Kemi besim në vetvete dhe kemi mentalitetin e duhur për të fituar përsëri titullin. Jemi të fokusuar 100% për të mos bërë asnjë hap fals ndaj kujtdo.”

Gjatë sezonit 2013/14, Sterling po shkëlqente me The Reds nën drejtimin e Brendan Rodgers.

Megjithatë, megjithëse i shkoi titullit shumë pranë, e humbi në fund të sezonit.

“Kur isha te Liverpool kisha më tepër presion sesa këtu. Mendoj se tifozët ndikuan te ne. Ishim në kontroll dhe kishim mundësinë, por nuk e shfrytëzuam. 

Këtu është ndryshe. I marrim ndeshjet një e nga një, por është komplet ndryshe nga viti i kaluar, kur fituam bindshëm kampionatin. 

Jemi ne ndjekësit dhe gara është shumë e fortë për momentin, por kam besim të plotë te skuadra.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat