Interi ka një arsye të “buzëqeshë”, arkëton 180 milionë euro

Futboll

Interi ka një arsye të “buzëqeshë”, arkëton 180 milionë euro

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:31
Interi ka një arsye të “buzëqeshë”, arkëton 180 milionë euro

Zemërimi pas Fiorentina-Inter është akoma i madh, por klubi zikaltër mund të buzëqeshë, të paktën në aspektin financiar. Rezultatet e semestrit të fundit të 2018-ës (pra, deri në dhjetor) kanë qenë më se pozitive.

Lajmet e mira për “Suning” kanë të bëjnë me rritjen e të ardhurave me 64,4 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Një e dhënë kjo, që është e lidhur me pjesëmarrjen në fazën me grupe të Champions-it. Në total, Interi ka fituar 180.1 milionë euro nga sponsorët dhe të drejtat televizive, me një rritje +55,7%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat