Bie Dortmund, Augsburg “shpëton” dhe i bën një dhuratë Bayern-it

Futboll

Bie Dortmund, Augsburg “shpëton” dhe i bën një dhuratë Bayern-it

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Augsburg ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit në Bundesliga, ndërkohë që duket se ka rifutur në krizë kryesuesit e kampionatit gjerman, Bourssia Dortmund, pas triumfit 2-1 ndaj verdhezinjve në javën e 24-t. Dortmund ka harruar shumë shpejt fitoren e javës së kaluar 3-2 ndaj Leverkusen, që vinte pas plot 5 ndeshjesh pa fitore.

Asnjë nga rekordet dhe statistikat, të gjitha në favor të skuadrës së Borussia Dortmund nuk kanë intimiduar suksesin e vendasve dhe as nuk kanë motivuar mjaftueshëm miqtë që të përmbysin këtë situatë negative.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 24’ me Ji-Dong Won, që dyfishoi në të 68’, për të udhëhequr fitoren e Augsburg në përballjen e 17-të mes dy skuadrave. Ji-Dong Won numëron tashmë 4 gola të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund, më shumë se ka shënuar ndaj çdo skuadre tjetër.

Verdhezinjtë nisën të kërkojnë me insistim përmbysjen vetëm pas minutës së 70’, duke ngushtuar shifratë në 2-1 në të 81’ me Alcacer që u rikthye te goli pas 314 minutash “agjerim”, ndërkohë që shpërdoruan disa raste flagrante në vijim, por pa mundur dot të barazojnë shifrat.

Pas kësaj ndeshje, Augsburg renditet në vendin e 15-të, në kuotën e 21 pikëve, 5 më shumë se Stuttgart që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Në anën tjetër, Borussia Dortmund qëndoron në krye të klasifikimit, por duke rrezikuar ndjeshëm pozitat me Bayern Munich që tashmë ndodhet vetëm 4 pikë pas dhe ka një ndeshje më shumë në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat