Sarri: Vetëm ai mund të më shpëtojë nga dështimi me Chelsea

Futboll

Sarri: Vetëm ai mund të më shpëtojë nga dështimi me Chelsea

Më: 2 mars 2019 Në ora: 00:59
Maurizio Sarri

Trajneri italian Maurizio Sarri beson se sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain mund të jetë i vetmi person që do ta shpëtojë dështimin e tij te Chelsea. Ndaj, ai i kërkon sulmuesit 31-vjeçar, i ardhur në Londër në merkaton e janarit, të përshpejtojë përshtatjen e tij me Premier League dhe të shënojë sa më shumë.

Deri më tani, Higuan ka realizuar 2 gola me Chelsea, pak për Sarri. Trajneri mendon se forma fizike e sulmuesit nuk është ajo e dikurshmja, ndaj shpreson që me kalimin e kohës argjentinasi të jetë më vendimtar në fushën e lojës.

“Mendoja se ndihma e tij është e rëndësishme për ne. Ndaj Tottenham luajti mirë dhe u përshtat ashtu si duhet me skuadrën. Tani ka nevojë të punojë më shumë fizikisht. Duhet të jetë më rezistent në fushë, çka do të thotë që forma e tij fizike nuk është ende optimale”, thotë Sarri.

“Të gjithë ne kemi nevojë për golat e tij edhe unë, pasi e njoh mirë. Ndaj shpresoj t’i shoh ato gola kur të jetë në 100% të formës. Gjithsesi, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi sezoni po i afrohet fundit”, deklaroi sot trajneri Sarri. Skuadra e Chelsea do të luajë të dielën ndaj Fulham në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat