Ibrahimovic ka një mesazh për Mbappen

Futboll

Ibrahimovic ka një mesazh për Mbappen

Më: 2 mars 2019 Në ora: 09:57
Zlatan Ibrahimovic

Ish sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë një këshillë për talentin e ri, Kylian Mbappe.

Zlatan e ka këshilluar lojtarin të jetë i fokusuar dhe të mos ndikohet nga lëvdatat e mëdha drejtuar ndaj tij.

20 vjeçari ka shënuar një rritje të madhe gjatë këtij sezoni, duke luajtur një rrol kyç edhe në triumfin e Francës në Kupën e Botës.

“Mbappe është fantastik. Ai është i ri, ka fituar trofe të rëndësishëm deri më tani dhe po përmirësohet. Ai po bën punë të mirë dhe do ta vazhdojë kështu” ka thënë tutje Ibrahimovic.

“Ai vetëm duhet të mbaj fokusin e tij, edhe me gjithë gjërat që po ndodhin rreth tij.. Vetëm të qëndrojë i fokusuar, të stërvitet fort dhe do të bëjë mirë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Mbappe ka dhuruar spektakël edhe këtë edicion. Madje, ai ka vendosur rekord të ri në Ligue 1, duke u bërë lojtari më i ri që shënon 50 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat