Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Futboll

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:10
Real Madrid – Barcelona

Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshet sot në El Clasicon e radhës.

Tashmë ditëve të fundit ka pasur shumë ndeshje të këtyre skuadrave, pasi që të dyjat janë ndeshur edhe në Kupën e Mbretit të Spanjës.

Ndeshjen e fundit, pikërisht të zhvilluar në Stantiago Bernabeu, ditë më parë e fitoi Barcelona me rezultatë të thellë 0:3, ndërkaq madrilenët do të mundohen që mos të pësojnë humbjen e radhës.

Në rast fitoreje të Barcelonës, katalunasit do ta qonin diferencën në 14 pikë me Realin dhe Mbretërit do të dilnin nga gara për titull.

Në anën tjetër, Reali synon fitoren pasi me tri pikët e mara do t’i afrohej Barcelonës në tetë pikë dhe gara do të ishte deri në fund të sezonit.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Ceballos, Modric; Bale, Benzema, Vinicius

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Umtiti, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Dembele, Suarez, Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat