Ky është mbreti i titujve në Kosovë! Njeriu që luajti edhe përkrah Fadil Vokrrit  

Futboll

Ky është mbreti i titujve në Kosovë! Njeriu që luajti edhe përkrah Fadil Vokrrit  

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:09
Afrim Tovërlani

Në 20 vitet e fundit (1999-2019), të pas luftës, askush nuk po ia del ta sfidojë numrin e titujve të fituar nga Afrim Tovërlani, i njohur me nofkën “Toki”. Sigurisht do të shkojë edhe një dekadë dhe sukseset e Tovërlanit në Kosovë do të janë të paprekshme ose edhe do të shkojë edhe më gjatë.

Afrim Tovërlani ose ndryshe siç e quajnë mbreti i titujve dhe trofeve në Kosovë, edhe si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm ose njeriu që kaloi të gjitha periudhat me Prishtinën. Pionier i Prishtinës, i takon gjeneratës së kapitenit, të ndjerit Fadil Vokrri, i takon periudhës së kohës së okupimit dhe të kohës së pasluftës, madje disa vite para se t’i thotë lamtumirë karrierës si lojtar aktiv ka bartur shiritin e kapitenit në FC Prishtina. 

Image

Në zejen e kryetrajnerit, një mbret i paprekshëm deri me tash. E kush ka më shumë tituj se Tovërlani, pa dyshim le ta ngrit lart dorën! Sigurisht se në Kosovë askush. Tovërlani ka katër tituj, pa llogaritur edhe dy Superkupa dhe një Kupë dhe kampion edhe me Trepçën ’89 në Ligën e Parë.

Image

Këto suksese i ka arritur brenda periudhës dhjetëvjeçare apo një dekade! E papërsëritshme, kur kihet parasysh mosha e re madje për një periudhë aq të shkurtër, pra që është futur në zejen e trajnerit.   Njeriu që ka recetën e titullit të kampionit, është mbret i titujve në Kosovë ose siç e quajnë edhe babë!

Image
 Tovërlani kampion me Prishtinën në vitin 2007/08  dhe 2008/09, pastaj me Prishtinën në vitin 2012/13 dhe  kampion me Feronikelin në vitin 2015/16. Si mund të fitohet titulli dhe trofe tjerë? Më së miri duhet pyetur Tovërlanin, rekordet e të cilit asnjë trajner nuk ka mundur t’i thyejë në Kosovë.

Pas Tovërlanit me tituj renditen Ajet Shosholli, Genc Hoxha dhe Jusuf Tortoshi, secili me nga dy tituj! Tovërlani një periudhë goxha të gjatë ka pasur trajner të mirënjohurin Ajet Shoshollin, një kohë edhe Jusuf Tortoshin.

Tovërlani ka më shumë tituj se krejt trajnerët e sotëm në Superligën e Kosovës, ndërsa Mirel Josa trajneri më me shumë tituj në Shqipëri, kur ishte në krye të Skënderbeut, por në Kosovë tash e një kohë nuk e ka fituar asnjë sa e drejton Prishtinën.

Sot disa klube në Kosovës investojnë 700-900 mijë euro, por nuk po ia dalin, kurse Tovërlani me trefishin e buxhetit me pak ka arritur gjithë ato sukses. Ky është Tovërlani, mjeshtër i lojës më popullore në botë.  

Titujt

1999/00  Prishtina, Ajet Shosholli

2000/01  Prishtina, Jusuf Tortoshi

2001/02  Besiana, Bylbyl Sokoli

2002/03  Drita e Gjilanit, Ramadan Cimili

2003/04  Prishtina, Ajet Shosholli

2004/05  Besa e Pejës, Valdet Shoshi

2005/06  Besa e Pejës, – Genc Hoxha

2006/07  Besa e Pejës, Genc Hoxha

2007/08  Prishtina, Afrim Tovërlani

2008/09  Prishtina, Afrim Tovërlani

2009/10  Trepça, Gani Sejdiu

2010/11  Hysi, Fadil Ademi

2011/12  Prishtina, Jusuf Tortoshi

2012/13  Prishtina, Afrim Tovërlani

2013/14  Llamkos Kosova e Vushtrrisë, Ismet Munishi

2014/15  Feronikeli nga Drenasi, Gani Sejdiu

2015/16  Feronikeli nga Drenasi, Afrim Tovërlani

2016/17  Trepça ’89 nga Mitrovica, Zekirija Ramadani

2017/18  Drita e Gjilanit, Bekim Isufi

2018/19?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat