Supergola në ‘Old Trafford’, Manchester Utd fiton 

Futboll

Supergola në ‘Old Trafford’, Manchester Utd fiton 

Nga: K. G. Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:57
Supergola në ‘Old Trafford’, Manchester Utd fiton 

Në stadiumin në “Old Trafford” u zhvillua ndeshje shumë e bukur dhe secili gol më i bukur se tjetri. Manchester Utd e mundi me rezultat 3:2 Southamptonin, në ndeshjen e javës së 29-të të Premier League në futboll. 
Në minutën e 26-të, Yann Valery nga rreth 22-23 metra shënoi gol të bukur në portën e Manchester Utd. Vendasit barazuan rezultatin me supergolin e Andreas Pereira, i cili nga 25 metra la të shtangur portierin e mysafirëve në minutën e 53-të.

Manchester Utd  pas 6 minutave sërish shënon (59’), kur Romelu Lukaku futet brenda 16-shit dhe me mjeshtri realizon për 2:1. Në minutën e 75-të, James Ward-Prowse nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, goditi bukur dhe shënoi eurogol për 2:2. Një minutë pa përfunduar takimi Lukaku realizon për fitoren 3:2.

Në fund të takimit Paul Pogba (90+5’) dështon nga penalltia. Manchester Utd ngritët në vend të katërt me 58 pikë, kurse Southamptoni është i 17-ti me 27.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat