Lukaku: E dinim se na duhej fitorja sot

Futboll

Lukaku: E dinim se na duhej fitorja sot

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:28
Lukaku: E dinim se na duhej fitorja sot

Manchester United mori një fitore të rëndësishme 3:2 falë dy golave të Romelu Lukakut i cili është rikthyer vendimtar për Djajtë e Kuq. 

Pas ndeshjes, sulmuesi belg ka folur për mikrofonat: “E dinim se na duhej fitorja sot dhe ia dolëm. 

Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jemi të lumtur. Kemi krijuar shumë mundësi, sidomos në 10 minutat e para, por rëndësi kanë tre pikët. 

Jam një sulmues dhe doja që Paul Pogba të godiste penalltinë. Ai po kalon një ecuri të mirë dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. 

Fokusi im ishte të ndihmoja shokët e ekipit. Trajneri më dha një tjetër mundësi sot. Duhet ta marrim nga ndeshja në ndeshje dhe të punojmë në maksimum në stërvitje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat