Përfundon gjithçka në “Olimpico”, mbyllet derbi Lazio-Roma - Bota Sot
Përfundon gjithçka në “Olimpico”, mbyllet derbi Lazio-Roma

Futboll

Përfundon gjithçka në “Olimpico”, mbyllet derbi Lazio-Roma

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:30
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh kryendeshja e javës në Apenine.

Lazio ka mposhtur Romën me rezultat të bindshëm 3-0.

Caicedo, Immobile dhe Cataldi mjaftuan për tre pikë tejet të mëdha në luftën e biancoçelestëve për një vend në Ligën e Kampionëve, duke pasuar parasysh faktin se ka një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Rossonerët dhe Neroazzurët, që ndajnë pozitat tre dhe katër.

Me këtë fitore, skuadra e Claudio Lotitos shkon në kuotën e 41 pikëve, tre më pak sesa kundërshtari i sotëm, por gjithashtu me një ndeshje më pak.

Roma ndërkaq, ka mbetur prapa në luftën për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Javën e ardhshme, gjallorosët e presin Empolin, derisa Lazio i shkon Fiorentinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...