Guardiola tregon për gjendjen e Kevin De Bruyne

Futboll

Guardiola tregon për gjendjen e Kevin De Bruyne

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:38
Kevin De Bruyne dhe Guardiola

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne duket se nuk e ka mbështetjen e fatit.

Lojtari ka pësuar një tjetër lëndim sot gjatë ndeshjes me Bournemouth, dhe pritet t’i mungojë përsëri skuadrës së tij.

Belgu ka vuajtur shumë nga një lëndim i gjatë këtë edicion, dhe lëndimi i sotshëm ia rrezikon atij karrierën, pasi mungesa të shpeshta në periudha të gjata kohore mund ta demoralizojnë atë.

Për gjendjen e lojtarit ka folur edhe Pep Guardiola, i cili ka bërë të ditur se lojtari do të mungojë për një kohë.

“Kevin do të mungojë për një kohë, pasi ka probleme me muskujt” ka thënë Guardiola.

Përkundër lëndimit të KDB, Manchester City arriti që të shënoj fitore minimale në udhëtim ndaj Bournemouth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat