Inter synon shkëmbimin e madh në merkaton e verës – Icardi drejt Man Utd

Futboll

Inter synon shkëmbimin e madh në merkaton e verës – Icardi drejt Man Utd

Më: 3 mars 2019 Në ora: 09:48
Icardi

Skuadra e Inter ka në plan lansimin e ‘bombës’ së madhe në afatin kalimtar verorë.

Mauro Icardi mendohet të transferohet në ‘Old Trafford’ tek Manchester United, në shkëmbim të Romelu Lukakut.

‘Mirror’ shkruan se reprezentuesi belg ka qenë shënjestër e skuadrës nga Serie A për një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, skuadra ‘zi kaltër’ nuk po arrin të gjejë një rrugë për marrëveshjen me sulmuesin Icardi, për rinovimin e kontratës.

Tek United, që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të stolit, Lukaku më shpesh e ka gjetur vetën në bankën rezervë.

Mbetet të shihet nëse ky plan do të mbetet vetëm në letër, apo nëse do të ketë ndonjë hap për të konkretizuar diçka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat