Llapi me akuza të rënda: I ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin! Ja për kë është fjala!

Futboll

Llapi me akuza të rënda: I ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin! Ja për kë është fjala!

Nga: K. G. Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:21
Llapi me akuza të rënda: I ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin! Ja për kë është fjala!

Llapi nga Podujeva ka akuzuar rëndë Federatën e Futbollit të Kosovës pas fitores me rezultat 1:0 kundër Prishtinës, në kuadër të javës së 20-të të Kampionatit të Kosovës.

“Nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin.

Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000 euro.

Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi!!!

Shtrohet pyetja për Komitetin ekzekutiv a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë dhe apo ndodhin këto ndodhi me leje të tyre?”, shkruan në reagimin e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat