A je gjallë Besim Hasani, reago! Boll e duruam Serbinë në Kosovë!

Futboll

A je gjallë Besim Hasani, reago! Boll e duruam Serbinë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:58
A je gjallë Besim Hasani, reago! Boll e duruam Serbinë në Kosovë!

Besim Hasani, kryetar i Komiteti Olimpik të Kosovës, njeriu që dha për sportin e Kosovës, që nga koha e okupimit, nuk iu tremb kurrë Serbisë, tani si kryetar e ke radhën të reagosh publikisht e të kërkosh masa të ashpra që të merren ndaj organizimeve të garave ilegale të Serbisë në tokën e shtetit të Kosovës.  Federata e Futbollit e Kosovës me kryetar Agim Ademin, sot reaguan ashpër për zgjedhjet ilegale të një fare federate serbe për Kosovë, që do të organizohen nga Federata e Futbollit e Serbisë.

“Pas lajmit se Serbia do të organizojë zgjedhje në të ashtuquajturën Federatë Serbe e futbollit për Kosovë, Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër dhe kundërshton fuqishëm këto zgjedhje dhe si të tilla nuk sjellin e prodhojnë asnjë efekt juridik , veç sa i dëmtojnë përpjekjet e FFK-së që po punon fort për integrimin e komunitetit serb në futboll dhe sjellin huti te futbollistët serb”, kështu shkruan në reagimin e FFK-së. Besim, tani nuk ke çfarë pret, kërko nga ministria e sportit, nga të gjitha federatat, që së bashku si një trup e fuqishme shtetërore, që të reagoni dhe të ndaloni këto aktivitete neveritëse dhe që e mohojnë shtetësinë e Kosovës.

Besim e FFK, në periferi të Prishtinës, është Graçanica që luan garat ilegale në futboll! Besim, si njeriu që ke kërkuar edhe përmes emaillit nga federatat që të reagojnë për këto dukuri të turpshme serbe, tani Ju si kryetar dilni publikisht së bashku me federatat tjera, kërkoni nga mekanizmat shtetëror, që nga Ministria e punëve të brendshme, nga Qeveria e nga të gjithë, t’i parandaloni garat serbe në tokën tonë.

Boll më duruam dhe është koha e reagimit të ashpër! Serbët e Kosovës e kanë Kosovën shtet dhe aty duhet të luajnë në kuadër të Republikës tonë, ndryshe të ndalohen të gjitha aktivitetet e tyre, që në Zubin Potok, si në Leshak, si në një pjesë të Mitrovicës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat