Real Madridi ta shfrytëzojë Balen për një shkëmbim të befasishëm

Futboll

Real Madridi ta shfrytëzojë Balen për një shkëmbim të befasishëm

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:52
Gareth Bale

Gareth Bale e mbylli ndeshjen kundër Barcelonës të shtunën mbrëma duke u vërshëllyer, derisa u zëvendësua kur kishin mbetur edhe gjysmë-ore lojë për t’u zhvilluar.

Derisa pati kritika ndaj Santiago Solarit për zëvendësimin e Toni Kroosit, askush nuk u ankua për largimin e uellsianit.

Ish-ylli i Tottenhamit e preku topin vetëm 20 herë në ndeshje, me formën e tij që ka pësuar rënie të dukshme këtë edicion.

“The Mirror” tani po raporton se Florentino Perezi ia ka vënë syrin një marrëveshje shkëmbyese me Tottenhamin, derisa Christian Erikseni do t’i bashkohej madrilenëve.

Mesfushori danez deri tani ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me klubin nga veriu i Londrës.

Mirëpo, “Los Blancos” do të duhej të ofrojnë Balen, plus 60 milionë euro, për t’i siguruar shërbimet e Eriksenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat