“Dështaku” Klopp, ja kujt ia lë fajin për barazimin me Evertonin!

Futboll

“Dështaku” Klopp, ja kujt ia lë fajin për barazimin me Evertonin!

Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:52
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpoolit ka bërë një hap fals në luftën për titull.

Liverpool ka barazuar ndaj Evertonit me rezultatin 0-0, për të humbur kështu vendin e parë në renditjen tabelare në Premierligë.

Jurgen Klopp thekson se ishte një ndeshje e vështirë – pasi kishte shumë erë në stadium dhe kjo nuk i ndihmonte askujt.

Ai tha se skuadra është e qetë dhe lufta për titull nuk ka mbaruar.

“Është në rregull, një lojë e vështirë për arsye të ndryshme dhe një kundërshtar i egër. Era po vinte nga të gjitha drejtimet dhe nuk ndihmonte askënd. Ishte një lojë e vështirë për t’u kontrolluar dhe kemi pasur tre ose katër shanse me të vërtetë të mëdha me Mohamed Salah dhe Fabinho, kurse kundërshtarët nuk kishin asnjë”, tha fillimisht Klopp.

“Salah po bën gjithçka deri në sekondën e fundit, kemi pasur momentet tona dhe ne duhet të luftojmë deri në fund. Ne duhet të marrim situatën ashtu siç është”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat