Allegri: Pasi shënuam na zuri gjumi

Futboll

Allegri: Pasi shënuam na zuri gjumi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:17
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventus Massimiliano Allegri ka folur për mikrofonat e Sky Sport pas fitores 2-1 të Juventus ndaj Napoli.

“Në pjesën e parë ishim mirë, në të dytën jo. Pas dy golave të shënuar u duk sikur na zuri gjumi.”

“Duhet të isha unë ai që duhet të kishte nxjerrë Pjanic nga loja pas kartonit të parë të verdhë.”

“Pas kartonit të kuq të Meret u çorientuam disi. Mendoj se i kuqi ishte i drejtë, arbitri e ka bërë mirë detyrën e tij. Kur mbetëm 10 kundër 10 vuajtëm.”

“Ky ishte një hap i rëndësishëm drejt titullit kampion. Për të ardhmen time duhet të flisni me presidentin, unë jam shumë i lumtur të qëndroj këtu.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat