Inter dhe Milan arrijnë marrëveshje për stadiumin

Futboll

Inter dhe Milan arrijnë marrëveshje për stadiumin

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Pas një periudhe të gjatë arsyetimesh, reflektimesh dhe llogarish, Interi dhe Milani duket se kanë arritur në një mendje, për të shembur “San Siro”-n e për të ndërtuar kështu një stadium të ri.

Siç raporton “La Repubblica”, kuqezinjtë e kanë vendosur tashmë për këtë zgjedhje, ndërsa së shpejti pritet edhe drita jeshile nga klubi i Interit.

Bëhet fjalë për një stadium të ri, me 60 mijë vende, për t’u ndërtuar në vendin që tashmë shërben si parking i stadiumit.

Projekti parashikohet në 600 milionë euro, dhe ideja është që një pjesë të financohet nga të drejtat e emrit që mund të vendoset, me një vlerë minimale prej 25 milionë euro në vit.

Kështu, “San Siro” aktual do të shembet, për t’i hapur rrugë një prej stadiumeve më modern në Europë, me shembull “Mercedez Benz Arena” në Atlanta, apo “MetLife” në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat