Të gjithë po e lavdërojnë Sanchon, por ja çfarë thotë trajneri i Dortmund për të

Futboll

Të gjithë po e lavdërojnë Sanchon, por ja çfarë thotë trajneri i Dortmund për të

Më: 5 mars 2019 Në ora: 00:08
Jadon Sancho

Jadon Sancho është lojtari i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, por edhe të audiencës së futbollit.

Reprezentuesi anglez po konsiderohet nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, pas sezonit fantastik të tij me Borussia Dortmund.

Megjithatë, trajneri i skuadrës ‘verdh e zi’ beson se talenti anglez ka akoma shumë gjëra për të mësuar.

“Ai është lojtar shumë i mirë, shumë i talentuar. Ai është 18 vjeçar dhe ndonjëherë me 18 vjet kemi ulje dhe ngritje” ka thënë Favre.

“Ai ka luajtur shumë, shumë mirë këtë sezon, por ka rënie dhe ngritje. Ai ka shumë për të mësuar, shumë potencial. Por, për secilin lojtar që ka talent, nuk ka talent pa punë të madhe” ka thënë tutje ai.

Sancho ka shënuar tetë gola në Bundesliga në 24 paraqitje për skuadrën e Favre, por u kritikua paksa në humbjen e Dortmund nga Augsburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat