Modric: Edhe në vitin 2015 menduan se Madridi ka vdekur!

Futboll

Modric: Edhe në vitin 2015 menduan se Madridi ka vdekur!

Më: 5 mars 2019 Në ora: 01:04
Luca Modriq

Modric i ka paralajmëruar të gjithë skuadrat në Ligën e Kampionëve se Madridi nuk ka ‘vdekur’ dhe se do të luftojë për trofeun e katërt me radhë.

Luka Modric, së bashku me trajnerin, Santiago Solari, kanë dalë në konferencë për media para ndeshjes së kthimit me Ajaxin në Champions League.

Pothuajse të gjitha pyetjet ishin për formën e skuadrës, paraqitjet e dobëta të lojtarëve dhe dështimin e Realit kundër Barcelonës.

Brenda pak ditëve, Los Blancos u eliminuan nga Kupa e Mbretit dhe mbetën 12 pikë prapa rivalit të përjetshëm në La Liga – pothuajse, mund të ketë përfunduar gjithçka për ta edhe në La Liga.

Shpresat e vetme për Los Blancos janë te Chamsions League.

Të shumtë dyshojnë në skuadrën e tanishme të Realit, por Modric, ua ka kujtuar të gjithëve situatën e ngjashme të krijuar në vitin 2015, kur më pas me ardhjen e Zinedine Zidane, fituan shumë trofe, përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve me radhë.

“Në Madrid gjithmonë të shikojnë sikur ke vdekur, por ne kthehemi gjithmonë”, u shpreh Modric.

“Ashtu ndodhi edhe në vitin 2015, duhet të besoni te ne, do të luftojmë dhe do të japim gjithçka”, shtoi ai.

“Ajax? Në Champions League për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Veçanërisht nesër, kundër një ekipi shumë të mirë, të talentuar dhe me ambicie”.

“Për ne është çelësi i suksesit në këtë sezon dhe duam të jemi në çerekfinale, nuk do të jetë e lehtë. Jemi gati, do bëjmë një ndeshje të madhe dhe do kualifikohemi...”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat