Solskjaer ka evituar një “përplasje fizike” mes Pogbas dhe Lukakus

Futboll

Solskjaer ka evituar një “përplasje fizike” mes Pogbas dhe Lukakus

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:40
Romelu Lukaku dhe Pogba

Romelu Lukaku pati një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin te Manchester United, Paul Pogba.

“The Sun” shkruan sot se i gjithë problemi u shkaktua kur francezi i mohoi belgut një “hat-trick” duke i marrë topin dhe më pas e humbi penaltinë të shtunën kundër Southamptonit.

Lukaku i kujtoi më pas Pogbas se e kishte mbështetur kur ishte në konflikt me ish-trajnerin, Jose Mourinho.Madje, trajneri Ole Gunnar Solksjaer është dashur të intervenon për t’i qetësuar palët për të evituar një përplasje fizike.

“Ishte një bisedë krejt e ashpër dhe Romelu nuk ishte i lumtur për atë që kishte bërë Pogba”, tha një burim për mediat angleze.

“Ai shpejtë ia kujtoj Paulit se e kishte ndihmuar atë kur gjatë mosmarrëveshjeve me Mourinhon. Ole duhej ta qetësonte situatën”, pohoi burimi.

Ndryshe, United zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier me 58 pikë, një më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Chelsea. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat