Miku serb i Haradinajt zgjedhet kryetar i Federates paralele të futbollit

Futboll

Miku serb i Haradinajt zgjedhet kryetar i Federates paralele të futbollit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:12
Miku serb i Haradinajt zgjedhet kryetar i Federates paralele të futbollit

Tash e tri vite Kosova është bërë antare e UEFA-s e FIFA-s, por jo dhe për serbët të cilët nuk e përfillin Federatën e Futbollit të Kosovës.

Klubet serbe të këtushëm vazhdojnë të mos të e njohin FFK-në, dhe pse oraganizojnë gara në territorin e Kosovës duke njohur vetëm Federatën e Serbisë.

Tashmë, gjërat kanë shkuar në ekstreme pasi që ata kanë krijuar një federate paralele të futbollit.

Madje,  Asambleja e Federatës paralele të futbollit në Kosovë, e ka zgjedhur Milan Radioçiqin për president të kësaj federate, për të cilin votuan 30 nga 40 delegatë, raporton “b92.net”, shkruan insporti.

Radoiçiqi kishte qenë më parë president i KF Trepçës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar nëpërmjet kryetarit të saj, Agim Ademi, i cili ka thënë se e kanë dërguar rastin në UEFA dhe FIFA dhe se kjo është e papranueshme.

Milan Radojiçiq është një politikan me pushtet në veri të Kosovës, i cili akuzohet për krim të organizuar dhe vrasje. Ai po ashtu zotëron biznese të ndryshme.

Madje, ai ka kontakakte dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kohë më parë kishte deklaruar se mbanë kontakte të vazhdueshme me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat