Ish-lojtari i Barcelonës: Nëse Juventusi do të kalojë...

Futboll

Ish-lojtari i Barcelonës: Nëse Juventusi do të kalojë...

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:55
Deco

Ish-futbollisti portugez, Deko, i cili ka luajtur me Porton dhe Barcelonën në të shkuarën ka dhënë një intervistë për “Tuttomercato.web”, në kuadër të ndeshjes mes Portos dhe Romës, në Ligën e Kampionëve.

Portugezi në këtë intervistë, ka folur për ish-shokun e skuadrës te kombëtarja, Kristiano Ronaldon dhe aventurën e tij te Juventusi.

“Përshtatja e tij shumë e shpejtë me futbollin italian nuk më bëri surprizë fare. Kristiano është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, si dhe një profesionist shembullor, besoj se ai arriti te Juventusi në kohën më të mirë dhe në kohën e duhur”, ka thënë Deko.

Ndërkaq ai është shprehur për sfidën e Juventusit me Atletikon dhe shanset e bardhezinjve për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Nëse Juventusi fiton të martën e ardhshme kundër Atletikos, me siguri do të fitojë Ligën e Kampionëve, jam i bindur se do të jetë një sfidë e madhe dhe nëse do ta kthente rezultatin do të meritonte finalen”, ka përfunduar Deko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat