Nuhiu: Drita e meritoi fitoren ndaj Ballkanit

Futboll

Nuhiu: Drita e meritoi fitoren ndaj Ballkanit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:58
Nuhiu: Drita e meritoi fitoren ndaj Ballkanit

Drita ka mundur skuadrën e KF Ballkanit në udhëtim duke përmbysur rezultatin.

Në pjesën e parë kaloi në epërsi skuadra vendase nëpërmjet golit të Jetmir Topallit, i cili shënoi në minutën e 13-të. Skuadra kampione në pjesën e dytë shfrytëzoi rastet dhe përmybysi rezultatin.

Golin e barazimit e shënoi Haxhi Neziraj në minutën e 57-të, ndërsa të fitores sulmuesi nigerian, Kyrian Nëabueze në minutën e 70-të për 2:1, shkruan Insporti.com.

Trajneri Nuhiu është shprehur i kënaqur me këtë fitore dhe ka uruar futbollistët e tij për paraqitjen fantastike në Therandë.

“Siç e patë dhe ju patëm një pjesë të parë që na takojë neve plotësisht, por fati nuk ishte me ne. Mirëpo gjatë gjithë kohës besuam se do ta kthejmë rezultati dhe më pushim iu thashë çunave se do të fitojmë. I uroj çunat me plote meritë fituan, fitorja u takuan atyre”, tha Nuhiu transmeton Insporti.

Nuhiu shtoi se do të në ndeshjet e ardhshme do të jenë më të mirë në konkretezimin e rasteve.

“Patjetër se po, çdo ndeshje e analziojmë do të mundohemi të jemi më konkret para portës. Klubi futbollistik Drita ka shumë futbollistë cilësorë, patjetër që kemi nevojë për të tjerët. Për Haxhimusa nuk kam ende informacione nga mjeku, por si duket ai ka një tërheqje muskuloze”, përfundoi trajneri Nuhiu.

Kjo është fitorja e dytë radhazi e Dritës dhe me këtë fitore renditet në pozitën e katërt me 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat