Gnabry rinovon me Bayernin

Futboll

Gnabry rinovon me Bayernin

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:03
Gnabry rinovon me Bayernin

Bayern Munih blindon një nga futbollistët që spikatur më shumë në këtë sezon. Bavarezët i kanë rinovuar zyrtarisht kontratën deri në vitin 2023, sulmuesit të krahut Serge Gnabry. Në këtë mënyrë Bayerni u ka mbyllur dyert të gjitha klubeve që kishin shfaqur interes për 23-vjeçarin. “Serge është një i ri me të ardhme të madhe dhe një nga lojtarët kyç të Bayern,” shprehet drejtori sportiv Hasan Salihamixhiq. “Jemi të bindur se ai do të na kënaqë në vitet e ardhshme”, tha ai. Gnabry u transferua te Bayern në verën e vitit 2017 dhe u huazua te Hoffenheim për një sezon. Ai u rikthye te Bayern verën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat