UEFA përjashton anglezët nga Champions League

Futboll

UEFA përjashton anglezët nga Champions League

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:12
UEFA përjashton anglezët nga Champions League

Asnjë gjyqtar anglez nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje të Champions League këtë sezon. Vendimin e ka marrë UEFA dhe shkak është bërë VAR. Në Angli ende nuk ka nisur të aplikohet sistemi VAR, i cili ka hyrë në fuqi në Champions League nga ky tur. Sipas UEFA, gjyqtarët anglezë nuk kanë përvojë në aplikimin e këtij sistemi dhe, për këtë arsye, nuk do të përzgjidhen në ndeshjet me eliminim direkt, që kanë nisur që prej dy javësh.

Michael Oliver dhe Anthony Taylor, dy gjyqtarët anglezë që kanë gjykuar deri në fazën e grupeve në Champions League, nuk do të përzgjidhen për pjesën e mbetur të këtij turneu. Sistemi VAR do të nisë të aplikohet në Premier League sezonin tjetër.

Michael Oliver ndeshkon me te kuq Buffon

Zëdhënësi i UEFA-s, për të përditshmen britanike “The Sun” tha: “Për fazën me eliminim të Champions League deri në finale do të përzgjidhen vetëm gjyqtarët që vijnë nga ato shtete që e aplikojnë sistemin VAR”. Për këtë arsye, në ndeshjet e deritanishme të Champions League janë përzgjedhur më së shumti gjyqtarë nga 6 shtete: Holanda, Spanja, Italia, Gjermania, Turqia dhe Sllovenia.

Gjyqtarët anglezë munguan edhe në Botërorin “Rusi 2016”, ku gjithashtu u aplikua sistemi VAR. Gjithsesi, gjyqtarët anglezë Oliver dhe Taylor, që e kanë aplikuar sistemin VAR vetëm në ndeshjet e FA Cup, do të përzgjidhen nga UEFA për ndeshjet e Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat