Reali nokautohet keq! Tottenham rrëzon Dortmundin - Bota Sot
Reali nokautohet keq! Tottenham rrëzon Dortmundin

Futboll

Reali nokautohet keq! Tottenham rrëzon Dortmundin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:20
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - As laiku më i madh nuk do ta besonte se Real Madridi do të turpërohet apo nokautohet keq me një rezultat 4:1 nga Ajaxi i Amsterdami në stadiumin në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e kthimit të tetës së finales së Champions League.

Real Madridit nuk i majftoi fitorja në Amsterdam me 2:1, sepse humbja në Santiago Bernabeu e shtriu përtoke dhe e eliminoi me rezultat të përgjithshëm 5:3! Jo vetëm humbja që tronditi tifozët madrilenë, por bastvënësit mbeten të stepur, sepse pak kush e ka luajtur këtë sfidë 2! Lojë e madhe e skuadrës holandeze apo mund ta quajmë me një zgjuarsi, që i dha leksion Realit pa gjak sportiv.

Ajaxi me plotë me meritë kualifikohet në çerekfinale, kurse Reali pas tre titujve rresht në Champions apo nga viti 2016 ka qenë sundues, bie fuqia e tyre dhe eliminohen nga gara më prestigjioze. Në pjesën e parë Ajaxi avancoi me 0:2 me golat e futbollistëve Hakim Ziyech (7') e David Neres (18’).

Në pjesën e dytë pritet një Real më atraktiv, më ofensivë dhe sidomos me hyrjen në lojë të Gareth Bales në vend të Lucas pikërisht në minutën e 29-të, por që nuk solli asgjë as ky. Ajaxi në formë dhe rriti epërsinë në 0:3 përmes Dushan Tadiq në minutën e 62-të. Marco Asensio (70’) ngushton rezultatin 1:3, por pa kaluar as dy minuta (72’), Ajax kundërpërgjigjet dhe thellon fitoren 1:4 me golin e Lasse Schone.

Në fund Reali mbetet me një lojtar me pak kur Nacho u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 90+3. Reali eliminohet papritur, por në fakt edhe turpërohet, faktikisht një edicion zhgënjyes e sigurisht edhe pa trofe, sepse përveç që eliminohen nga Kupa e Mbretit e Champions League, pak ka shumë pak shpresa që të bëjë mrekulli ose ta fitojë titullin në Spanjë, kur dihet se Barcelona ka një epërsi të mirë.

Ajaxi bëri senzacion dhe i dha shkollë Realit se si luhet e luftohet për ngjyrat e klubit. Një kualifikim me plotëkuptimin e fjalës i merituar.

Dortmundi as në vatër të saj nuk ia doli nga Tottenham, duke u mposhtur me 1:.0, kësisoj eliminohen nga garat. Tottenham sfidën e parë në Londër e fitoi me 3:0 dhe sonte me 1:0, kësisoj me rezultat të përgjithshëm 4:0 avancoi më tej. Në minutën e 49-të, Harry Kane siguroi fitoren dhe heshti skuadrën gjermane.

Raportimi live nga dy super ndeshjet:

Pëfundojnë dy ndeshjet.

72’ Pa kaluar as dy minuta që shënon Reali, Ajax kundërpërgjigjet dhe thellon epërsinë në 1:4 me golin e Lasse Schone, pak shumë pak shpresa për Realin.

70’ Marco Asensio ngushton rezultatin në 1:3 dhe hap shpresa e Realit për ndonjë barazim të mundshëm në 20 minutat e fundit. Vetëm barazimi e dërgon Realin para, ky rezultat e çon në shtëpi nga Ajaxi.

62’ Real Madridi në kaos! Eliminimi në prag! Kampioni i trefishtë Evropian po pëson fiako. Në minutën e 62-të, Dushan Tadiq thellon epërsinë 0:3 te Ajaxit dhe shumë lehtë janë afër çerekfinales. Realin vetëm barazimi e shpëton, asgjë tjetër më.

49’ Harry Kane kalon në epërsi me 0:1 Tottenham dhe i fikë të gjitha shpresat e Dortmundit për të bërë më shumë, për faktin se takimin e parë e ka humb në Londër me 3:0.

46' Reali është në presion të madh, në presion të rezultatit, ky rezultat e dërgon në shtëpi.

45' Mbyllen pjesët e para; Dortmund-Tottenham 0:0, dhe Real Madrid-Ajax 0:2.

42' Bale afër shënimit, godet shtyllen.

Image

40' Raphael Guerreiro i  Dortmund kishte një mundësi të mirë, por nuk e finalizoi.

Image

36' Mbretërit vazhdojnë të tentojnë ta zbusin epërsin, por mbrotja mysafire është në nivelin e duhur.

30' I vetëm përball portierit të Ajaxit, supertalenti Vinicius nuk arrin të shënoj.

28' Vazhdon të jetë rezultati i barabart në ndeshjen ndëmjet Dortmund-Tottenham.

18 ' David Neres realizoi për 2:0 pas një super asisti nga Dusan Tadic.

8' Hakim Zyiech shënoi për Ajaxin në minutën e 8-të, pas një super kundër sulmi nga holandezët.

Image

Sonte me fillim nga ora 21;00 do të takohen Dortmund-Tottenham, dhe Real Madrid-Ajax, takime këto që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...