Bayern rinovon me mesfushorin deri në vitin 2023

Futboll

Bayern rinovon me mesfushorin deri në vitin 2023

Më: 6 mars 2019 Në ora: 06:49
Serge Gnabry

Serge Gnabry do të vazhdojë të luajë te Bayern Munich për një kohë të gjatë. 

Klubi rekordmen i Gjermanisë ka rinovuar kontratën e lojtarit të përfaqësueses deri në vitin 2023. 

“Serge është një i ri me të ardhme të madhe dhe një nga lojtarët kyç të Bayern,” shprehet drejtori sportiv Hasan Salihamidzic. “Jemi të bindur se ai do të na kënaqë në vitet e ardhshme.”

Gnabry u transferua te Bayern në verën e vitit 2017 dhe u huazua te Hoffenheim për një sezon. 

Ai u rikthye te Bayern verën e kaluar dhe ka kryer 29 paraqitje këtë sezon. Gnabry ka shënuar tetë gola dhe ka përgatitur pesë të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat