Gullit: Zidane ishte i mençur

Futboll

Gullit: Zidane ishte i mençur

Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:46
Zinedine Zidane

Ruud Gullit e ka komentuar eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Legjenda e futbollit, Ruud Gullit, ka thënë se te Real Madridi në këtë sezon asgjë nuk ka shkuar.

Ai ka komentuar gjithashtu edhe largimin e Ziendine Zidanes dhe Cristiano Ronaldos në verën e kaluar.

“Te Real Madridi në këtë sezon nuk po shkon asgjë, ata nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë në fushë”, tha Gullit.

“Zidane? Ai ishte shumë i mençur. Pasi ishte në dijeni se Ronaldo do të largohej.

“Kjo ishte pika kyçe. Ai e dinte se çfarë e priste, andaj vendosi të largohej, pas triumfit të trefisht në Evropë.”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat