Juventusi konfirmon datën e rikthimit të Khediras

Futboll

Juventusi konfirmon datën e rikthimit të Khediras

Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:50
Sami Khedira

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Sami Khedira do të kthehet më vonë këtë muaj –  pas një rikthimi të suksesshëm nga operacioni i zemrës.

Khedira kishte disa trajtime për probleme në zemër më 19 shkurt dhe ANSA njoftoi të hënën se ai kishte përfunduar periudhën e rehabilitimit të tij.

“Sami Khedira iu nënshtrua testeve të planifikuara kardiologjike që theksuan evoluimin pozitiv të trajtimit të kryer,” shkruhet një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit.

“Që nga ajo kohë lojtari ka filluar në një program trajnimi të personalizuar. Parashikimi është i tillë që ai mund të kthehet në fushë këtë muaj”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat