Superliga vazhdon me ndeshjet e ditës së sotme

Futboll

Superliga vazhdon me ndeshjet e ditës së sotme

Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:38
Superliga

Sot zhvillohen pesë ndeshje në Vala Superligë, ku vëmendja padyshim është në kryeqytet.

Prej orës 17:00, Prishtina dhe Feronikeli zhvillojnë duelin e kreut.

Nikli aktualisht është pesë pikë larg Prishtinës dhe mbase edhe barazimi do ta kënaqte, ndryshe nga vendësit ku çdo rezultat pos fitores do të ishte zhgënjyes.

Sfidë interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku ekipi me të njëjtin emër pret Llapin.

Në Mitrovicë, Skenderaj e Ferizaj luhen takime mbijetese.

Trepça ‘89 pret Lirinë e Erdogan Celinës, “Bajram Aliu” sjellë sfidën kuqezi mes Drenicës e Flamurtarit, derisa Ferizaj pret KEK-un e “vdekur”, që kërkon minimalisht pikën e dytë kampionale.

E mërkurë

Gjilani – Llapi 13:30

Drenica – Flamurtari 13:30

Trepça ’89 – Liria 13:30

Ferizaj – KEK-u 13:30

Prishtina – Feronikeli 17:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat