Menga flet për Gostivarin

Futboll

Menga flet për Gostivarin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:12
Menga flet për Gostivarin

Trajneri i Gostivarit, Erxhan Menga, ka folur për përgatitjet, përforcimet dhe ambiciet e skuadrës së tij në Ligën e dytë të Maqedonisë në futboll-grupi i perëndimit.

Sa jeni të kënaqur me përgatitjet, a ka rrjedhur gjithçka sipas planit të paraparë?
Erxhan Menga:Jam shumë i kënaqur prej përgatitjeve që janë zhvilluar në qytetin e Gostivarit.

A është skuadra e gatshme për sezonin pranveror?
Erxhan Menga: Skuadra e Gostivarit është e gatshme për sezonin pranveror.

Keni zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese. Sa jeni të kënaqur nga rezultatet dhe formën e lojtarëve?
Erxhan Menga:Po kemi zhvilluar pesë ndeshje miqësore, ndërsa në dy miqësoret e fundit me Shkëndijën e Tetovës dhe Struga Trim Lum ekipi ynë mori formën e mirë.
Keni sjell edhe ca përforcime në skuadër.

Çka pritni nga ata në sezonin pranveror?
Erxhan Menga:Pres shumë prej këtyre lojtarëve sepse kanë përvojë të mirë, psh: siç janë:Jasir Selmani, Ylber Alili, Bashkim Lama, portieri Ferat Ramani.

Në krahasim me sezonin vjeshtor, jeni më të fortë apo më të dobët?
Erxhan Menga:Unë mendoj se kam formuar një ekip cilësorë.

Cilët janë qëllimet e skuadrës në sezonin e dytë?
Erxhan Menga:Qëllimet janë të njëjta si para kampionatit, pra të fitojmë sa më shumë pikë.

Kush janë konkurrentët e skuadrës suaj?
Erxhan Menga:Konkurrenca është e fortë, pasi në Ligën e dytë nuk dihet se kush kë e fiton.

Ku e shihni ekipin tuaj në fund të kampionatit?
Erxhan Menga: Ekipin tim e shoh lartë në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat