Ndërroi jetë futbollisti dhe gjyqtari i famshëm në Kosovë

Futboll

Ndërroi jetë futbollisti dhe gjyqtari i famshëm në Kosovë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:56
Ndërroi jetë futbollisti dhe gjyqtari i famshëm në Kosovë

Punëtorët e  futbollit dhe futbolldashësit në Kosovës sot morën një lajm të pikëllueshëm.Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë Gëzim Hadri, ish futbollist, gjyqtar dhe analist i futbollit.Hadri si futbollist aktiv ka luajtur për Vëllaznimin dhe për një koha ka qenë pjesë e ekipit të famshëm gjakovar në gjeneratë me Xhelal Kaçin, Ali Shehun, Aqif Shehun, Bedri Lotën dhe emra të tjerë të njohur, bën të ditur Insporti. Në vtet e 90-ta dhe në vitet e para të pasluftës, për më shumë se një dekadë, ka qenë gjyqtar i futbollit dhe ka gjykuar ndeshje të rangut më të lartë të garave në Kosovë. Hadri, për vite me radhë ka qenë edhe analist i referimit në emisionin 2 me 1, në RTV 21, ku ka dhënë po ashtu kontribut të madh në edukimin e gjyqtarëve dhe publikut për rregullat e futbollit dhe situata specifike në sport. Varrimi i të ndjerit do të behët nesër, e enjte, më 17 mars në ora 12. në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat