Llapi me pikë të mëdha nga Gjilani, e mbajnë në luftë për titull

Futboll

Llapi me pikë të mëdha nga Gjilani, e mbajnë në luftë për titull

Nga: K. G. Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:25
Llapi me pikë të mëdha nga Gjilani, e mbajnë në luftë për titull

Llapi nga Podujeva rikthehet me tri pikë të mëdha, që e mbajnë fortë në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Në një atmosferë të mirë në Gjilan, Llapi e mposhti me rezultat 1:0 Gjilanin, në ndeshjen e javës së 21-të.

Në minutën e 81-të, Elvis Preçi, mirë u asistua nga djathta nga Behar Maliqi.

Kjo është fitore e madhe e llapjanëve pas asaj në “Zahir Pajaziti” me 1:0 kundër Prishtinës. Llapi përkohësisht kalon në vend të dytë me 44 pikë, ka një më shumë se Prishtina dhe 4 me pak se Feronikeli lider, që dy këto të fundit takohen mes vete në orën 17.00. Gjilani bie në pozitën e gjashtë me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat