Rexhepi: Llapit i interesojnë vetëm rezultate e veta

Futboll

Rexhepi: Llapit i interesojnë vetëm rezultate e veta

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:35
Rexhepi: Llapit i interesojnë vetëm rezultate e veta

Trajneri i Llapit, Xhengiz Rexhepi, është shprehur tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Gjilanit.

Rexhepi deklaroi se skuadra e tij dominoi ndeshjen dhe shfrytëzoi rastet më mirë se sa skuadra vendase.

Ai shtoi se Llapit do t’i konvenonte një barazim apo fitore e Prishtinës ndaj Feronikelit, por që kjo ndeshje nuk do përcakton kampionin pasi që janë dhe 12 ndeshje për t’u zhvilluar.

“Harxhuam shumë energji ndaj Prishtinës, por unë kam biseduar me futbollistët dhe iu kam thënë se duhet të jemi serioz në këtë ndeshje. E kam analizuar mirë kundërshtartin që patëm sot dhe mendoj se merituam fitoren. Të them të drejtën e kishim një plogështie”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se syninimi kryesor në këtë takim ishte vetëm fitorja dhe jo loja e bukur.

“Synimin ynë ishin tre pikët, mendoj se nga ana taktike ishim shumë të mirë. Ishim të vetëdijshëm që në momentet kyçe të ndeshjes të ishim të saktë para golit. Pas shënimit të golit, me rëndësi ishte të mos pranonim golin. Kemi dominuar ndeshjen si me raste ashtu dhe me posedim të topit”, shtoi ai.

I pyetur se kush do ta fitojë derbin ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, ai tha se çdo rezultat i konvenon skuadrës së Llapit.

“Çdo rezultat na konvenon, por Llapit i interesojnë vetëm rezultate e veta. Por një barazim apo fitore e Prishtinës do të ishte më mirë. Megjithatë, mendoj se nuk përfundon kampionati me këtë derbi, janë dhe 12 ndeshje tejet të vështira dhe në çdo ndeshje do të futemi për fitore”, përfundoi Rexhepi.

Llapi me këtë fitore kalon në pozitën e dytë me 44 pikë, ndërsa Prishtina e cila zhvillon ndeshjen e saj sonte me fillim të orës 17:00, zhvendoset e dyta me 43 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat