Ja kush e largoi nga puna djalin e Fadil Vokrrit

Futboll

Ja kush e largoi nga puna djalin e Fadil Vokrrit

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:13
Gramos Vokrri

Ish futbollisti i mirënjohur Sahit Kelmendi apo që ka qenë tandem me Fadil Vokrrin sa ishin futbollist dhe shokë të ngushtë, ka reaguar ashpër për djalin e tij, Gramozin. Duhet theksuar se Fadil Vokrri ndërroi jetë me 9 qershor të vitit të kaluar. Sipas Sahit Kelmendit, që e ka postuar një shkrim në facebook,  kryetari i FFK-së Agim Ademi e ka larguar nga puna djalin e  Fadilit, Gramosin.

“Me i marr nënshkrimet dhe votat në emër të FADIL VOKRRIT e me ja largu djalin prej Federatës është shumë ligështi dhe poshtërsi e madhe!!!

Image

Sahit Kelmendi

Agim Ademi nuk e di qysh ka fytyrë me shku në zyre të FADIL VOKRRIT e prej aty me ja largu djalin?!”, shkruan Kelmendi. Nga ana tjetër, Agim Ademi e ka mohuar këtë dhe ka premtuar se do të sqarojë përmes një konference për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat