Chelsea ende beson tek Sarri

Futboll

Chelsea ende beson tek Sarri

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:40
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri po kalonte në një presion të madh kohët e fundit pas rezultateve zhgënjyese dhe u përfol për një largim të mundshëm në fund të sezonit, por duket se bordi i skuadrës së Chelseat nuk e ka këtë mendim.

Mediat ishullore raportuan se klubi ka qenë në kontakte të vazhdueshme me trajnerin italian për të organizuar përgatitjet para sezonale për vitin e ardhshëm.

Chelsea do të udhëtojë në Japoni edhe për marrëveshjet që rrjedhin nga sponsorët, por me shumë mundësi londinezët pritet të zhvillojnë vetëm dy ndeshje dhe më pas të kthehen në Evropë.

Sarri gjithnjë ka preferuar që ekipi të mos udhëtojë në vende të largëta dhe të ketë mundësi të punojë më shumë me lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat