Botërori 2022 mund të luhet edhe në Oman dhe Kuvajt

Futboll

Botërori 2022 mund të luhet edhe në Oman dhe Kuvajt

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:54
Ilustrim

FIFA po mendon që të shtojë edhe dy shtete të tjera në organizimin e Kampionatit Botëror.

Kampionati Botëror i vitit 2022 nuk do të zhvillohet vetëm në Katar por edhe në dy shtete të tjera, Oman dhe Kuvajt.

Kështu shkruan New York Times, qe zbulon me tej se vendimi përfundimtar do të merret në qershor, gjatë kongresit të FIFA-s, ku do të zyrtarizohet numri i shteteve pjesëmarrëse.

Nëse FIFA vendos që në këtë Botëror të jenë 48 shtete, atëherë ndeshjet do të zhvillohen edhe në këto dy vende të tjera.

Arsyeja? Katari nuk ka mjaftueshëm stadiume për të zhvilluar e mirëpritur ndeshje të këtij niveli. Ndaj, është e nevojshme që edhe dy shtete fqinje ta ndihmojnë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka këmbëngulur disa herë që të rritë numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, nga 32 në 48 shtete.

Kjo do ta gjente disi të papërgatitur Katarin, që edhe pse ka ndërtuar disa stadiume të reja e moderne, ato nuk mjaftojnë.

Në këtë mënyrë, Omani dhe Kuvajti, apo edhe ndonjë shtet tjetër, mund të mirëpresin ndeshje të Botërorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat