FSHF ndërpret kampionatin

Futboll

FSHF ndërpret kampionatin

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:29
FSHF ndërpret kampionatin

FSHF ka lajmëruar edhe zyrtarisht se këtë fundjavë nuk do të ketë futboll në vendin tonë. Në një njoftim për shtyp, institucioni më i lartë i futbollit në vend bën të ditur se kjo vjen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkim Arbitrave Shqiptar të Futbollit. Më poshtë njoftim i plotë: 

“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat